Home ShowBiz Pavarësisht raportit jo të mirë, Belen Rodriguez i del në mbrojtje Chiara Ferragnit
Pavarësisht raportit jo të mirë, Belen Rodriguez i del në mbrojtje Chiara Ferragnit
0

Pavarësisht raportit jo të mirë, Belen Rodriguez i del në mbrojtje Chiara Ferragnit

0
0

Belen Rodriguez ka vendosur të mbajë një qëndrim në mbrojtje të Chiara Ferragnit. Ajo ka sqaruar se nuk ka raporte të mira me influenceren botërore për faj të palëve të treta, por kjo nuk e ka penguar për ta mbrojtur pas skandalit që ka plasur.

Në një status të publikuar në profilin e saj në Instagram, prezantuesja shkruan:
“Kam disa ditë që kam një mendim të përsëritur dhe është ai të ndjerit fajtore që kam pasur mendime të papastra, po përpiqem ta shpjegoj më mirë veten: kur dikush bën diçka të keqe, çfarë kërkoni? Le të paguajë ai person! Jeta t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.

Epo në këto javët e fundit për arsye te ndryshme më kanë ardhur në jetë mendime të tilla brenda kokës sime të vogël komplekse, me rëndësi po ju them që pas inatit vjen qetësimi, kaq! Edhe kjo ndodhi”.
Dhe ja kujt i referohej ajo: “Jam e qetë, stuhia ka kaluar, e gjithë kjo për t’ju thënë se si të gjithë ju u ndjeva e inatosur kur lexova se çfarë ndodhi me Chiara Ferragni-n, dhe po ju them se për faj të palëve të treta nuk kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me të, (por këto janë detaje).
Ajo që doja të thosha në radhë të parë është se përtej vlerësimit profesional është edhe ai njerëzor. Dhe duke parë gjithë të keqen që nuk ndalet së qëlluari mbi të sa herë që bie për të fjetur dhe sa herë zgjohet në mëngjes, si grua dhe nënë më vjen të them, mjaft! Ajo padyshim që ka gabuar, por tani lëreni të qetë, ajo meriton pak qetësi.
Dhe mbi të gjitha, ajo që ndodhi nuk mund të lërë në hije të gjitha gjërat e bukura që ajo ka bërë. Mjaft me dhunë verbale, le të kthehemi te përqafimi. Të gjithë mund të bëjmë gabime, të gjithë mund të humbasim rrugën, gjëja e rëndësishme është ta kuptojmë, ta rregullojmë dhe të kthehemi më të fortë se më parë”.

Linku: https://www.instagram.com/belenrodriguezreal/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/belenrodriguezreal/

tags: