H&M po përballet me akuza të forta për seksualizmin e fëmijëve
H&M po përballet me akuza aspak të lehta në rrjetet sociale, ndërsa në qendër të kritikave ka qenë fushata e tyre e re.
Në këtë fushatë, paraqiteshin dy vajza të vogla, të veshura me uniformë shkolle, ndërsa mesazhi i kompanisë ishte: “Bëji të kthejnë kokat”, që natyrisht shkaktoi mjaft zemërim.
Ndërkohë, duke marrë parasysh akuzat në rrjetet sociale dhe kritikat e njerëzve, H&M ka një reagim për CNN, teksa njoftoi se fushata u fshi dhe kërkuan ndjesë për pasojat e saj.
“E kemi hequr fushatën. Na vjen jashtëzakonisht keq për ndikimin që ka shkaktuar kjo fushatë”- tha kompania suedeze, duke premtuar se do të jenë më të vëmendshëm në fushatat e së ardhmes.
Edhe pse u hoq nga rrjetet sociale, shumë persona e kishin bërë screenshot reklamën dhe e kanë quajtur si “të frikshme”, “të neveritshme” dhe H&M e kanë akuzuar se po seksualizonte fëmijët.
Linku: https://edition.cnn.com/2024/01/22/business/h-and-m-school-uniform-ad-intl-scli/index.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/hm/