Prej 4 vitesh në një lidhje, ja kush është balerina e njohur që i ka vjedhur zemrën Albi Nakos
0
0
Albi Nako është bërë pjesë e shtëpisë vip dhe pse në fillime të garës ai ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e tij private.
Ai ka treguar se prej 4 vitesh është në një lidhje dashurie.
Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj:
“Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Duket se pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë.
Linku:panorama
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albi_nako/