Genc Fuga muaj më parë kaloi një sfidë delikate shëndetësore që mund ti kushtonte jetën. Fatmirësisht gjendja e tij sot është shumë e mirë. Në daljne e tij aktori u pyet nga Rudina Magjistari për momentin delikat.
Kujtojmë se në atë periudhë partnerja e tij Eni bëri një thirrje në rrjete sociale për ndihmë financiare për të mbuluar ndërhyrjen e cila u sigurua brenda pak orësh.
Aktori ka reaguar së fundmi për këtë moment emocionues.
“Kam pasur rastin të provoja atë që nuk e ndiejmë, por atë që është aty. Ne themi për shumë aspekte të jetës që, shiko se është aty, e ndiejmë dhe është aty, por ta provosh këtë, kalon emocione shumë të forta. Që në kontaktin e parë, kur më tha Eni çfarë ishte bërë në pikëpamje elektronike, po qaja, edhe më tha: “Çfarë ke tani?”. I thashë: “Zemër nuk e prisja.
Nuk e pret një gjë të tillë”. Dhe është për t’u falënderuar, jo dhe aq aspekti financiar, faleminderit për të gjithë atë, por nuk e ke idenë sa përfiton njeriu nga lutjet, vetëm nga lutjet e të tjerëve! Ka qenë një vëmendje gati-gati… ti fillon edhe vetë korrigjohesh në sensin: “Ore çfarë paskam dhënë?” Aty mund të kuptosh…”, u shpreh ai.
“Dhe më vjen mirë që m’u dha një rast i dytë, me këtë jetën e dytë, që përsëri të bëj këtë zanat që di të bëj më mirë, të jap dashurinë”, perfundoi artisti.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=XLljndjEw8o
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/gencifugareal/