Roza Latin e kemi parë në shumë deminsione në ekran dhe rrjete sociale por për raportin me të atin ajo ka folur shumë pak. Qëndrimi në Big Brother ka bërë që moderatorja të zbulojë më shumë detaje.
Roza ka treguar se për shkak të tumorit që kishte i ati ka qenë i dhunshëm me të dhe në një moment tejet delikat shprehet:
“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çëmçakiz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çëmçakizat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çëmçakiza, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çëmçakiz.
Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshkiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike. Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/