Home ShowBiz Camilla reagon për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Charles
Camilla reagon për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Charles
0

Camilla reagon për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Charles

0
0

Shëndeti i mbretit Charles ka alarmuar familjarët dhe të gjithë audiencën.

Së fundmi Camila mori pjesë në një mbrëmje muzikore në Katedralen e Salisburit për të festuar punën e organizatave bamirëse lokale.

Duke folur me Ben Abbott, një ndihmës i kujdesit kritik me ambulancën ajrore Wiltshire, Madhëria e Saj dha një përditësim mbi shëndetin e Mbretit.

Ajo tha: “Ai po ecën jashtëzakonisht mirë në këto rrethana, ai është shumë i prekur nga të gjitha letrat dhe mesazhet që publiku ka dërguar nga kudo, kjo është shumë suportuese.”

Lajmin se mbreti është diagnostikuar me kancer e bëri të ditur Pallati Buckingham me një deklaratë që u shpërnda në kanalet zyrtare të mediave sociale për Mbretin të hënën në mbrëmje.

Ndërsa Buckingham Palace nuk e kanë konfirmuar llojin, ata kanë thënë se nuk është kancer i prostatës.

Linku: https://www.instyle.com/queen-camilla-update-king-charles-cancer-8572467

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/theroyalfamily/