Home ShowBiz U shpall fitues nga influenca e të atit! Lumbardhi iu përgjigjet kështu dyshuesve
U shpall fitues nga influenca e të atit! Lumbardhi iu përgjigjet kështu dyshuesve
0

U shpall fitues nga influenca e të atit! Lumbardhi iu përgjigjet kështu dyshuesve

0
0

Fitorja e Lumbardhit në Big Brother Vip Kosova ka qenë një nga më të komentuarat. Një pjesë janë shprehur se ai e mori çmimin e madh falë influences së babait të tij.

Në daljet e tij pas fitores Lumbardhi është ndeshur shpesh me pyetje rreth kësaj teme. Së fundmi ai ka vendosur t’iu përgjigjet zërave që po qarkullojnë rreth fitores së tij kështu:

“Unë besoj që kur nuk të mbështet babai yt, kush do të mbështesë më parë? Jemi një fis i madh, normale që kam patur mbështetje nga familja, por unë e di që 100% populli më ka votuar.

Kur po dal rrugës, kur kam aq shumë dashuri prej njerëzve, e shikoj që vërtetë më kanë votuar. Gjithmonë do të ketë spekulime, edhe po të fitonte dikush tjetër do të ishin folur këto gjëra. Nuk jemi këtu në votime komunale, publiku është shumë më i madh sesa një ndikim prej familjes”- është shprehur ai.

Kujtojmë se në këtë rrugëtim Lumbardhi gjeti dhe dashurinë me Kaderin të cilën po e shijojnë jashtë larg efektit të kamerave.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=cYwFrWRjeE

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C1pznMRL57g/