Home Lifestyle Industria e modës “kërcënohet” nga AI. Si po keqpërdoren fotot e modeleve
Industria e modës “kërcënohet” nga AI. Si po keqpërdoren fotot e modeleve
0

Industria e modës “kërcënohet” nga AI. Si po keqpërdoren fotot e modeleve

0
0

Java e Modës në New York është padyshim një prodhues masiv parash si për qytetin e New York, por edhe për industrinë në terësi. NYFW sjell mesatarisht 600 milionë dollarë në vit. Por, pavarësisht nga vlera e theksuar ekonomike dhe kulturore që sjell ngjarja, njëjtë si shumë sektorë të tjerë, ka përballë një kërcënim ekzistencial që lidhet me Inteligjencën Artificiale.

Ekziston frika që shumë shpejt mund të ketë kufizim të vendeve të punës për modelet.

Yve Edmond është një modele që pozon për revista prestigjioze dhe merr pjesë në Javën e Modës. Ajo shprehet se kjo epokë e re e AI po sjell një lloj jete virtuale që tenton të zhdukë realitetin fizik.

“Ka disa njerëz në këtë industri të cilëve iu është skanuar trupi ose fotot. Po u përdoren imazhet nëpërmjet teknologjisë dhe ata s’kanë asnjë lloj autorizimi apo aksesi në këto përmbajtje. Madje shumë prej tyre as nuk e dinë”, tha ajo për mediat e huaja. .“Si modele, imazhi ynë, qëndrimi ynë, forma e trupit tonë është marka jonë. Në shumë raste, dikush merr pronësinë e kësaj marke pa dijeninë tonë dhe sigurisht ne nuk marrim asgjë në këmbim. Ekzaktësisht ne po konkurrojmë në treg me veten tonë!”, shtoi modelja.

Yve është në mesin e shumë modeleve të etura për karrierë dhe të përkushtuara në këtë fushë. Por të gjitha janë në ankth për faktin se fotot e tyre qarkullojnë e modifikohen nëpër rrjetet sociale pa lejen e tyre. Shumë prej tyre po kërkojnë që imazhi i tyre të mbrohet me legjislacion.

Modelet argumentojnë se kjo gjithashtu do t’i mbronte ato nga nënshkrimi i kontratave që cenojnë dinjitetin e tyre.

Kërcënimi ekzistencial

Teksa përdorimi i AI përhapet në çdo sektor, nga mediat e deri te shërbimet ndaj klientëve, drejtuesit e bizneseve në botë kanë dyshime nëse kjo gjë ndihmon në ecurinë e punës me mjete të reja, apo ndodh krejt e kundërta. Megjithatë, kjo nuk është pasqyruar ende në të dhëna. Sipas një sondazhi të nëntorit nga “Resume Builder”, afërsisht një e treta e drejtuesve të biznesit thonë se AI do të çojë shkurtime të stafit këtë vit.

Kujtojmë se çfarë ndodhi në 2023-in me Levi Strauss. Marka nisi një partneritet me kompaninë holandeze “LaLaLand.ai” e cila lejon modele të personalizuara të gjeneruara nga AI. Në një njoftim, kompania tha:

“Lalaland.ai përdor inteligjencën artificiale të avancuar për të mundësuar markat e modës dhe shitësit krijojnë modele hiper-realiste të çdo lloji trupi, moshe, madhësie dhe ngjyre lëkure. Me këta avatarë, kompania synon të krijojë një përvojë blerjeje më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për markat e modës, shitësit dhe klientët.” Sigurisht një gjë e tillë pati shumë reagime. Kompania e veshjeve më vonë  e përditësoi njoftimin e saj.

“Ne nuk po u heqim mundësinë modeleve për të realizuar foto. Ato janë bashkëpuëntore të rëndësishme e thelbësore në përvojën tonë.”

Ndërkohë, disa kompani po i heqin plotësisht modelet nga fotosesionet. Vitin e kaluar, “Vogue Brasil” dhe “Vogue Singapore” përfshinë modele të krijuara nga AI në kopertinat e tyre. “Deep Agency”  krijoi po ashtu modele të gjeneruara nga AI.

Pra, AI po “minon” mundësitë e punës në mbarë globin.

Linku: https://www.bnnbloomberg.ca/ai-threatens-to-push-human-fashion-models-out-of-the-picture-1.2019638

Foto: Freepik.com

tags: