Fationi dhe Rikja po diskutohen brenda dhe jashtë shtëpisë vip për një romancë të mundshme mes tyre.
Dyshen jemi mësuar t’i shikojmë të afërt në biseda me njëri-tjetrin.
Së fundmi Fationi është ngacmuar nga Erjola për Riken ku është shprehur kështu:
‘Mos më ngacmo kot e kam shoqe shumë të mirë. Është pak grindavece, por është e mirë. Mua prandaj më pëlqen, nuk është bazike, ka ato intrigat e saj të bukura që të bën për vete.’
Pak orë më parë Fationi pësoi një incident gjatë një prej lojërave të vendosura nga produksioni. Ai u largua nga shtëpia dhe duket se Rikja ishte ajo që po ia ndiente mungesën më shumë nga të gjithë.
Rikja u shpreh se është ndjesi e çuditshme mungesa e tij në shtëpi.
“S’e dija që do më mungonte Fationi. Ndjesi e çuditshme”, ka thënë ajo duke habitur Erjolën.
Mbetet për tu parë në vijim nëse do të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre.
Linku: https://scontent.cdninstagram.com/v/t66.30100-16/310717362_1151224256001623_3187212953773660709_n.mp4?_nc_ht=scontent.cdninstagram.com&_nc_cat=111&_nc_ohc=aixuYy5yAbYAX9x8tOW&edm=APs17CUBAAAA&ccb=7-5&oh=00_AfBtwwcazGflEumr7XGz1B-lWdc7i604IcBMt0I0lD7Gcg&oe=65E3225E&_nc_sid=10d13b
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=l4Fin9DXQdk