Home Lifestyle Nuanca vjollcë tek sytë! Trendi i ri në pasarelat e modës
Nuanca vjollcë tek sytë! Trendi i ri në pasarelat e modës
0

Nuanca vjollcë tek sytë! Trendi i ri në pasarelat e modës

0
0

Ka diçka joshëse dhe misterioze në grimin me “smokey eyes”, sidomos gjatë ditëve të ftohta. Megjithatë, përveç ngjyrës klasike të zezë dhe kafe, ka nuanca të tjera që mund të përdoren dhe ta bëjnë pamjen edhe më interesante.

Njëra prej tyre është vjollca, e cila është ideale për vajzat me sy kafe.

Shfaqja e fundit e “Emporio Armani F/W 24” e konfirmon këtë, me modelet që ecin në pasarelë me nuanca të ndryshme vjollce tek sytë.

Një grim intensiv i syve kombinohet me një ngjyrë neutrale në veshje, por të gjallë, duke synuar të krijojë një kontrast që thekson të gjitha dimensionet e fytyrës. Drita del në pah përmes ngjyrës së thellë vjollce të syve. Buzët rozë e zbehtë shfaqin një elegancë delikate që kompleton në mënyrë perfekte pamjen e grimit. Kështu e shpjegon trendin Hiromi Ueda, një make-up artiste e “Giorgio Armani”

Linku: https://www.lofficielusa.com/fashion/color-trends-spring-summer-2024-runways

Foto:Freepik.com

tags: