Home ShowBiz Julia i bën dedikimin prekës nga Big Brother të bijës Rene
Julia i bën dedikimin prekës nga Big Brother të bijës Rene
0

Julia i bën dedikimin prekës nga Big Brother të bijës Rene

0
0

Aktorja Julia prej kohësh është pjesë e Big Brother Vip. Ndjekësit kanë pasur mundësi ta njohin më nga afër nëpërmjet rrëfimeve të ndryshme. Pak ditë më parë artistja tregoi periudhën e vështirë kur vendosi të zhvendosej së bashku me te bijën nga Shqipëria drejt Anglisë.

E bija në atë periudhë po kalonte momente të vështira dhe kishte filluar të lëndonte dhe veten nga bullizmi.

Së fundmi Julia ka prekur me mesazhin që i drejtoi vajzës Rene.

‘Për bijën time. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse i kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete.

Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjen e duhur.’

Linku:https://scontent.cdninstagram.com/v/t66.30100-16/10000000_1103654424

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C0kGKmlOMCQ/?img_index=2

tags: