Françeska dhe Egla janë përfshirë në një tjetër diskutim të pakëndshëm mes njëra-tjetrës.
Françeska teksa i kërkon llogari Eglës për sjelljen e ashpër ndaj saj ka marrë një reagim të pakëndshëm nga aktorja.
Egla e ka lagur me ujë në mes të sallonit.
Françeska dëgjohet t’i thotë stop çfarë po bën.
Më pas Françeska e ka ndjekur deri tek shtrati Eglën ku është ulur pranë saj.
Aktorja e ka shtyrë disa herë duke e hedhur në tokë.
Françeska e ka akuzuar Eglën për dhunë ku sipas saj aktorja e ka goditur qëllimisht me këmbë.
Situata mes tyre ka agravuar që në ditët e para ku Egla ka degraduar jo pak herë në ofendime jo vetëm ndaj Françeskës por dhe shumë banorëve të tjerë.
Linku: https://www.instagram.com/p/C4agC_ZMq2T/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/