Home Aktualitet Sipërfaqe me akull në Mars
Sipërfaqe me akull në Mars
0

Sipërfaqe me akull në Mars

0
0

 

Në 4 misione hapësinore u vërtetua se në planetin e kuq ndodhet rreth 1.3 mln km kub akull.

Rreth 1.3 mln km kub akull gjenden ne planetin Mars. E vërtetojnë të dhënat e marra nga 4 Misione të kaluara, dhe kështu plotësohen objektiva shkencore mjaft të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e klimës në planetin e kuq, e shkaqet natyrore që ndikuan në ndryshimet klimatike planetare, fenomen që po verifikohet edhe në Tokë.

Të dhënat gjeofizike nga misionet hapësinore kanë bërë të mundur përcaktimin e sasisë së ujit ende të pranishme në Mars, edhe në formë të ngrirë.

Që dikur atje kishte lumenj e dete është treguar tashmë, por mbetet ende për tu qartësuar se si u zhduk uji nga sipërfaqja, e për këtë përgjigjet kërkohen në përqëndrimin e tre elementëve kryesore, pluhur, akull i thatë dhe akull nga uji. Nga rezultatet e punës kërkimore vërtetohet se ne 80% të rasteve sipërfaqja e depozitave të tre elementëve, koncentrimi i ujit kalon 50%.

Linku: https://www.space.com/mars-water-ice-equator-frozen-ocean

Foto:Freepik.com

tags: