Home Lifestyle Muajt idealë për të nisur një lidhje, sipas astrologjisë
Muajt idealë për të nisur një lidhje, sipas astrologjisë
0

Muajt idealë për të nisur një lidhje, sipas astrologjisë

0
0

Sipas astrologjisë, ka disa momente që janë më të favorshme për të nisur një marrëdhënie romantike. Çuditërisht, stina ideale për një t’u angazhuar në një lidhje afatgjatë është dimri.

Sezoni i Bricjapit (Dhjetor-Janar)

Bricjapi është shenjë që e di se marrja e vendimeve të tilla kërkon kohë dhe hapa të kujdesshëm. Me natyrën e tyre strategjike, por edhe kritike ata nuk humbasin kohë me askënd. Standardet ndryshojnë nga personi në person, por Bricjapët janë shumë të qartë se çfarë duan. Bricjapi drejtohet nga Saturni, planeti që shpërblen për disiplinën, punën e palodhur dhe vendimmarrjen e mençur. Nuk ka gjasa të mashtrohen ose të bien në dashuri me njerëz të paqëndrueshëm. Edhe pse periudha e Krishtlindjeve mund të cilësohet si pak intensive dhe e turbullt për të njohur dikë, yjet na e sugjerojnë si momentin perfekt.

Sezoni i Ujorit (Janar-Shkurt)

Janari të gjithëve na duket tejet i gjatë dhe me shumë punë. Prandaj të kesh një partner në krah është gjëja e duhur. Edhe në Shkurt, ka një datë kur festohet dashuria që është dita e Shën Valentinit. Janari e Shkurti shihen si periudha që sjellin të mira për ju në aspektin romantik.

Sezoni i Peshqve (Shkurt-Mars)

Peshqit mund të konsiderohen pa frikë shenjat më romantike dhe ëndërrimtare, kështu që ky sezon e kthen lidhjen tuaj në një “oaz arratisjeje nga rutina” duke shtuar ndjenjat karshi partnerit.

Linku: https://www.yourtango.com/zodiac/ideal-time-year-start-long-term-relationship-according-astrologer

Foto: Freepik.com

tags: