Sara Karaj dhe pse qëndroi pak javë në Big Brother arriti të rrëmbente vëmendjen e ndjekësve. Modelja në daljen e saj të fundit ka zbuluar më shumë për jetën e saj private dhe arsyen e ndarjes nga babai i vajzës së saj.
“Vajza ime është rritur me plot dashuri. Jemi çdo ditë me njëri-tjetrin, se jetojmë në një lagje me familjarët. Me babain e saj unë jam njohur, kam ndenjur tre-katër vite me të, është shqiptar.
Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por ne nuk jemi bashkë. Jemi njohur nga një kushëri i largët i përbashkët, që ai e kishte shok. Kemi dalë për kafe dhe aty mi kishte ngjitur sytë. Ka thënë kjo do të jetë nusja ime. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasëm.
Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasëm nuk bëmë se ra kovidi, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”, u shpreh Sara Karaj.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=JsS3hzq2bc4&t=164s
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C4yTWj5IPri/