Home ShowBiz Princ Harry dhe Meghan reagojnë pas diagnozës me kancer të Kate Middelton
Princ Harry dhe Meghan reagojnë pas diagnozës me kancer të Kate Middelton
0

Princ Harry dhe Meghan reagojnë pas diagnozës me kancer të Kate Middelton

0
0

Princi Harry dhe Meghan i kanë dërguar urimet e tyre Kate, Princeshës së Uellsit, pasi ajo njoftoi diagnozën me kancer  Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, tha Duka dhe Dukesha e Sussex në një deklaratë.

Princesha e Uellsit, Kate tha të premten se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese pasi u diagnostikua me kancer, në vijim të kontrolleve pas një operacioni abdominal në muajin janar.

42 vjeçarja, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Princit Willam qëndroi e shtruar për 2 javë në spital në janar.
Zyra e saj njoftoi asokohe se ndërhyrja për një sëmundje jokancerogjene rezultoi e suksesshme, por pa dhënë detaje mbi sëmundjen.
Megjithatë, në një video-mesazh, Princesha Kate tha se në kontrollet e mëvonshme ishin zbuluar qeliza kancerogjene, por ajo tha se ishte mirë dhe gjendja e saj po përmirësohej.

Linku: https://www.cbsnews.com/news/harry-and-meghan-speak-out-after-princess-kate-cancer-diagnosis/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/princewilliambr/

tags: