Home Lifestyle Shenjat qe tregojnë se ke një shoqe ‘të përbetuar’
Shenjat qe tregojnë se ke një shoqe ‘të përbetuar’
0

Shenjat qe tregojnë se ke një shoqe ‘të përbetuar’

0
0

Me disa shoqe do të dalësh për kafe dhe me disa të tjera do të qeshësh në një grup në celular, por është një shoqe tjetër, që mund të të marrë nga aeroporti në mes të natës. Shoqja e përbetuar.

Një shoqe e përbetuar ka më shumë gjasa të jetë në jetën tënde përgjithmonë.

Hidhi një sy tipareve që ka një shoqe e përbetuar dhe zbulo nëse e ke dhe ti një të tillë:

  1. Përgjigjet gjithmonë në celular

Ndërsa shumica e shokëve do të të dërgojë në postën zanore, një shoqe e përbetuar do të përgjigjet gjithmonë. Edhe nëse ka kaluar shumë kohë, biseda vazhdon aty ku e keni lënë, duke folur për gjithçka dhe asgjë, dhe zakonisht zgjat me orë të tëra.

  1. Të merr nga aeroporti

Të tjerët mund të të thonë se janë të zënë ose të injorojnë, ndërsa shoqja e përbetuar nuk të braktis kurrë në aeroport.

  1. Kujdeset për kafshën tënde shtëpiake kur je me pushime

Një shoqe e përbetuar është ajo që i beson çelësat e shtëpisë dhe kafshën tënde shtëpiake.

  1. Është pjesë e festave të familjes tënde

Një shoqe e përbetuar ndihet më shumë si pjesë e familjes sesa si shoqe. Ajo i shkruan mamasë tënde, është pjesë e festave dhe rri si në shtëpi. Di se ku është gjithçka në shtëpinë tënde dhe shpesh mund të gjendet duke pastruar kuzhinën vetëm.

  1. Të njeh me rrënjë e dhëmballë

Ajo e lexon mendjen tënde dhe gjithashtu ka qenë dëshmitarë e çdo faze të jetës tënde dhe anasjelltas. Ka parë momentet e mira dhe di të gjitha sekretet e tua më të thella dhe më të errëta.

  1. Të ndihmon me punët jashtë shtëpisë

Është gjithmonë aty për të të dhënë një dorë me blerjet apo punë të tjera të mërzitshme jashtë shtëpisë.

  1. Të merr pas një operacioni

Nëse ke nevojë për dikë që të të dërgojë në shtëpi pas një operimi, telefono shoqen e përbetuar. Nuk do të të thotë kurrë jo!

  1. Është shpatulla ku qan pas ndarjes

Kur ndahesh, mund të dalësh me shoqërinë dhe të festosh, por kur qan vetëm në divan ose harron të bësh dush, të duhet një mik i përbetuar.

  1. Të ndihmon të shpërngulesh

Një shoqe e përbetuar nuk ka nevojë për birra apo për pica për të të ndihmuar të lëvizësh plaçkat në shtëpinë e re.

  1. Është pjesë e dasmës tënde

Është e sigurt që do të jetë në dasmën tënde. Madje, si shoqëruesja jote e nderit, me një fjalim pikant dhe argëtues.

  1. Është gjithmonë krah teje

Pavarësisht se ke një event pune, festë ose dasmë, është gjithmonë gati të vijë më ty. Është po aq e emocionuar, sa ti për t’u veshur dhe për të dalë. Është e gatshme të kërcejë, të qeshë dhe të shoqërohet me rrethin tënd shoqëror, edhe nëse nuk i njeh. Nuk të zhgënjen kurrë.

Linku: https://arraybc.com/10-signs-of-a-a-good-friend

Foto:Freepik.com

 

tags: