‘E keni bo për spital çdo ditë’! Gabriela i dogji foton Sarës, Bardhi shpërthen në rrjete sociale
Gabriela e Për’Puthen në daljen e saj për ‘Mos i bjer me top’ ka qenë tejet provokuese me një pjesë të personazheve publik.
Një prej tyre ishte Bardhi. Foton e këngëtarit Gabriela e përqafoi dhe tha se kishte një mendim shumë pozitiv për të. Ndërsa për Sarën kishte një mendim aspak të mirë. Ajo u shpreh se Sara i përcjell një ndjesi të keqe. Foton e Sarës ajo e dogji dhe pas kësaj ka ardhur një reagim i fortë i reperit në rrjete sociale.
A keni turp? A ka censurë për fyerje të këtij niveli? O rob fake, edhe t’i edhe ajo “teta Rona” kështu jeni, për dy klikime e tu e pranu që Sara stë ka bo kurrgjo. Tu e provoku për çdo dalje që jeni tu e bo e mandej prekeni kur reagon Sara. Edhe Sara është njeri, apo keni fillu me ju besu këtyre komentusve me adresa fake?
Stop me këto ofendime e bullizime se e keni bo për spital çdo ditë. A keni motra ju? Se me çka po përballet kjo vajza çdo ditë, e di veç unë dhe Zoti e ajo prapë rri n’kom e fortë. Ne shqiptarët kur na djegin flamurin jemi gati për luftë, po me djegë foton e 1 femre ça do me thënë? Jena Shqiptar, njihemi për tradita e moral. Vendoseni veten n’pozit të tjetrit pak.
PS. TETA RONA MA HIQ FOTON QE ATY”- ka shkruar Bardhi në InstaStory.
Linku: https://www.instagram.com/stories/bardhi/3336032526391506820/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bardhi/