Roza Lati ka rrëfyer abortin që ka bërë pak kohë më parë me një pjesë të banorëve të shtëpisë vip. Moderatorja tregoi se në fillim i ka treguar vetëm shoqës së saj dhe vendimin e mori vetë pa pyetur fare ish partnerin dhe pse ishte në djeni të shtatzënisë.
Roza tha se në atë periudhë nuk ndihej gati dhe prandaj vendosi të bënte një zgjedhje të tillë me logjikë të ftohtë.
Ajo tregoi se partneri në atë periudhë e pyeste se çfarë karroce do t’i blejmë por ajo tashmë e kishte marrë vendimin.
‘Në momentin që unë bëra testin dhe doli pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitiv. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer.
Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu’-tha Roza e prekur.
Linku: https://www.instagram.com/p/C5PfhCjIfYs/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C5LdfZYIrXQ/?img_index=1