Të dielën, Lady Gaga dhe i dashuri i saj, Michael Polansky, u panë duke buzëqeshur dhe duke ecur nëpër Hollywood-in Perëndimor. Këngëtarja ishte e veshur me një veshje tërësisht të zezë me një pallto të gjatë dhe një çantë të madhe Bottega Veneta, por një aksesor binte në sy: unaza masive e diamantit në gishtin e saj të majtë të unazës, që dukej nga mëngët e palltos.
Natyrisht, fotot e çiftit të publikuara nga “Page Six” ndezën menjëherë thashethemet e fejesës. Gaga dhe Polansky, një investitor teknologjie, janë në lidhje që nga viti 2019.
Që atëherë, dyshja kanë bërë disa paraqitje së bashku, duke përfshirë inaugurimin e Joe Biden dhe në Super Bowl në shkurt – ku ajo nuk mbante unazë diamanti.
Gaga nuk ka qenë kurrë e martuar, por ajo është fejuar dy herë – fillimisht me aktorin Taylor Kinney në 2015 dhe më pas me agjentin e talenteve Christian Carino në 2018. E nde nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre nëse Gaga dhe Polansky janë fejuar.
Linku: https://www.thecut.com/article/is-lady-gaga-engaged.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ladygaga/