Liami dhe Heidi janë kthyer në kundërshtarë të betuar në Big Brother Vip. Ai akuzoi Heidin se e ngacmon dhe sipas modeles kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë.
Prej ditësh ata vijojnë të bëjnë sherr mes tyre për këto deklarata. Së fundmi një deklaratë e Liamit gjatë një bisede me Gracianon ka bërë xhiron e rrjetit.
‘Të isha jashtë, do e kisha kapur prej flokësh, për Zotin”, dëgjohet të theksojë Liami në një bisedë me Gracianon, ku sipas ndjekësve i referohet situatës me Heidin.
Kujtojmë se Heidi pas sherrit me Liamit u shpreh se ndihet e friksuar nga sjelljet e tij. Madje ajo e cilësoi si ngacmues seksual këtë të fundit me sjelljen që ka bërë karshi saj.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C5i-IrytQBr/?img_index=1