Home ShowBiz Si e shikon romancën e Hedit dhe Romeos, flet për herë të parë menaxheri i modeles
Si e shikon romancën e Hedit dhe Romeos, flet për herë të parë menaxheri i modeles
0

Si e shikon romancën e Hedit dhe Romeos, flet për herë të parë menaxheri i modeles

0
0

Menaxheri i Heidit Daniele Fortuzzi ka reaguar për herë të parë rreth eksperiencës së Heidit në Big Brother Vip.

Ai në daljen e tij për Wake-Up u pyet si e shikon romancën e modeles me Romeon.

‘Martesa që është realizuar ishte shumë dëfryese, shumë interesante. Në shtëpi gjendja është ndryshe. Megjithatë mendoj se do të vazhdojë edhe jashtë kjo histori. Po të mos ishte e bindur, nuk do të shfaqej aq e gëzuar në këtë. Sigurisht që një histori dashurie po e kërkon, një histori cilësore. Do të ketë afër një burrë që të ndajë gjëra të rëndësishme të jetës së saj. Gjërat mund të funksionojnë”– u shpreh ai.

Për sa i përket mendimit që kanë prindërit e Heidit rreth kësaj romance ai u shpreh se nuk ka shumë kontakt me ta.

Nuk jam shumë në kontakt me prindërit e saj edhe pse i njoh. E di që kur erdhi në Shqipëri për të bërë intervistat e ka shoqëruar i ati. Për shkak dhe të origjinës së tyre ishin shumë të kënaqur për të dhe nuk kanë pasur asnjë mendim negativ. Besoj se janë të lumtur me rrugëtimin e saj” – tregoi Daniele.

Kujtojmë se Heidi ka pasur vetëm një surprizë nga e ëma e cila u shpreh e lumtur për rrugëtimin e të bijës në këtë spektakël.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=BspGGd14Leo

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/heidibaci/

tags: