Home ShowBiz Spektakli i BBV fillon me diskutime të forta mes Julit dhe Eglës
Spektakli i BBV fillon me diskutime të forta mes Julit dhe Eglës
0

Spektakli i BBV fillon me diskutime të forta mes Julit dhe Eglës

0
0

Raporti i Eglës dhe Julit ka trazuar jo pak herë rrjetin. Shpesh herë dyshja janë parë të diskutojnë por në rrjet kjo është parë si lojë mes tyre.

Mbrëmja e spektaklit ka filluar me diskutime të forta për këtë raport që herë shikohet si miqësi e herë si kundërshtarë.

E kam pyetur Julin nëse është apo bën për sjelljen që ka zgjedhur të këtë brenda shtëpisë. Dhe ai më ka thënë se bën. Më ka thënë se “e di çfarë do publiku dhe kam ardhur këtu për ta fituar këtë lojë”.

Ndërkohë jemi njohur, kemi shijuar humorin dhe peshën e njëri-tjetrit sepse Julit nuk është aspak i lehtë. Shprehja tjetër që kam përdorur për Julin ishte “kur do më vish se je duke më dërguar njerëz” dhe më është përgjigjur “më lumtë, di ti përdor njerëzit”, -tha Egla

Për fatin e mirë këtu ka 100 kamera dhe 50 mikrofona. Unë nuk kam dërguar kurrë një njeri për tu zënë për mua me Eglën. Nuk i kam thënë asnjëherë se kështu do publiku. Po është e vërtetë që më ka bërë pyetje të tilla por ka një problem këtu që Egla do përgjigjen që do ajo kurse unë i jap përgjigjet që unë dua. Kurrë nuk e kam përdorur fjalën ‘më lumtë që i përdor njerëzit”, -u shpreh Juli.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burmi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

tags: