0
0
Erika dhe Buçi kanë pasur një njohje me shumë ulje-ngritje në PërPuthen. Dyshja pas disa takimeve ku nuk munguan dhe puthjet pësuan një krisje dhe shkak u bë xhelozia.
Buçi ka dalë dhe me vajza të tjera dhe Erika nuk e ka kapërdirë dot xhelozinë.
Ajo madje e qëlloi me shuplakë në mes të studios dhe që nga ai moment ka pasur përplasje të forta mes tyre.
Së fundmi dyshja duket se kanë gjetur rrugën e komunikimit. Ata kanë realizuar një kërcim të shkurtër. Buçi i ka rrëmbyer një puthje në buzë duke vulosur pajtimin mes tyre.
A do të kemi një takim mes tyre dhe si do të vijojë njohja mbetet për tu parë në vijim.
Linku: https://www.instagram.com/p/C6HJzS3NbSq/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C6HJzS3NbSq/