Heidit i është vënë jo pak herë në pikëpyetje lidhja që ka me Romeon. Një pjesë e bnorëve e kanë akuzuar se ajo nuk ka ndjenja dhe gjithçka po e bën për lojë.
Së fundmi Heidi është përballur me Liamin për këtë temë. Unë besoj zero në këtë lidhje dëgjohet t’i thotë banori.
‘Unë e dua, mendoj se e dua. Mua nuk më intereson çfarë mendon ti’.
Është hera e parë që e dëgjojmë Heidin të bëjë deklarata të tilla.
Gjatë kësaj periudhe lidhja e tyre ka pasur shumë shpesh ulje ngritje. Dyshen i shikojmë të diskutojnë për shumë gjëra dhe të qenurit në një lojë të tillë nuk i favorizon.
Si Heidi dhe Romeo shihen si protagonist të fortë në lojë dhe kjo gjë bën shpesh të sulmohen dhe nga banorët e tjerë. Këto ngacmime ndikojnë indirekt dhe në raportin e tyre.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/