Evi Reçi pasi u përfol për një shtatzëni të mundshme më në fund ka konfirmuar lajmin me një pozë me barkun e rrumbullakosur dhe një intervistë për Living.
Moderatorja ka zbuluar dhe gjininë e bebit. Kledi dhe Evi do të bëhen prindër të një djali për herë të parë.
Evi ka ndarë detaje se si ia ka dhënë lajmin e ëmbël partnerit.
“Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fund vitit, aty ku jeton dhe Kledi. Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: “ Ua, si test Covidi!’’.
U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar.
Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht’’-u shpreh Evi.
Linku:https://www.instagram.com/p/C6gpqX0IGlx/
Burimi i fotos:Living