Home ShowBiz Einxhel Shkira zbulon si e mori vendimin për tu zhvendosur në Prishtinë
Einxhel Shkira zbulon si e mori vendimin për tu zhvendosur në Prishtinë
0

Einxhel Shkira zbulon si e mori vendimin për tu zhvendosur në Prishtinë

0
0

Einxhel Shkira prej kohësh është zhvendosur në Prishtinë. Me lindjen e Trev dhe për shkak të punës së Dagzit moderatorja ka dalë në këtë zgjedhje duke lënë Tiranën.

A ka qenë i vështirë ky vendim dhe si e ka pritur ajo?

Einxhel ka treguar se në fillim të lidhjes as që e kishte menduar një gjë të tillë por lëvizja erdhi natyrshëm.

‘Nuk ishte i vështirë sepse ishte i domosdoshëm. Erdhi një pikë që nuk mbante më ujë pilafi. Trevi kishte lindur, unë isha në Tiranë, Dagz ishte në Kosovë për shkak të angazhimeve të tij të punës.

Ai po torturohej vajtje-ardhje, nuk e di sa mund ta ketë bërë brenda javës atë rrugë. Nuk ka patur diskutime, edhe pse kur ma ka thënë Dagz brenda BB që të jetojmë në Prishtinë, i kam thënë “unë të vij në Prishtinë, të lej Tiranën? Nuk bëhet llaf”.

Por ja ku jam sot dhe kur erdhi momenti as nuk u diskutua fare që Dagz të vinte të jetonte në Tiranë, zgjedhja e duhur ishte vajtja ime në Prishtinë, sepse Dagz e ka të lidhur punën me Prishtinën, me Kosovën.’

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=ELmSwvPoOhg

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C6gL1ZON72z/?img_index=1

tags: