Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Përsa i përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësine maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com