Home ShowBiz Ethet e garës fillojnë sot, ja kur pritet të performojë Besa Kokëdhima në Eurovision 2024
Ethet e garës fillojnë sot, ja kur pritet të performojë Besa Kokëdhima në Eurovision 2024
0

Ethet e garës fillojnë sot, ja kur pritet të performojë Besa Kokëdhima në Eurovision 2024

0
0

Eurovision 2024″ i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa sonte fillon ethet e garës së madhe.

Konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj.Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit.

Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 pas fitores në Festivalin e 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Titan”.

Skena e Eurovision mbart një peshë të rëndë për të gjithë artistët. Por vendi ynë nga viti në vit duket se ka arritur ta përfaqësojë denjësisht vendin dhe pse nuk kanë prekur fitoren e madhe.

Linku: https://www.instagram.com/eurovision/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C6MIiRJtwVE/?img_index=1

tags: