Roza Lati një emër jo pak i komentuar si jashtë dhe brenda Big Brother Vip.
Në daljen e saj për Fan Club ajo është ndalur pak tek raporti i Romeos me Heidin dhe u shpreh se beson në dashurinë e tyre por më shumë i jep kredite Romeos.
‘Nuk do them 5, por do them 7 sepse i jap më shumë kredite Romeos. Unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel, dhe ai djalë çdo mëngjes çohej dhe hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikuesit nuk i ka parë. E kam përjetuar shumë dasmën dhe emocionin e tij.’
Roza tregoi se ftesa e Big Brother nuk erdhi në një periudhë të mirë të jetës së saj por pavarësisht të gjithave nuk ka asnjë lloj pishmani në lojën që zgjodhi të bënte.
Si e ka pritur Rita Lati dhe çfarë i ka thënë pas daljes e ka zbuluar një herë e mirë moderatorja.
Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=pnX0iMBz7G8
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=pnX0iMBz7G8