Robert Berisha prej kohësh është në një romancë të re dashurie. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën momentalisht ndodhet në Amerikë dhe atje ka ndodhur njohja mes tyre.
Ana dhe Roberti janë njohur në një dasmë në Amerikë dhe në fillime ajo nuk e dinte fare se Roberti i përket botës së showbizit.
Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në Nju Jork, më ka parë me një story dhe kështu kemi hyrë në kontakt. Nuk e ka ditur se kush jam, hiç.
Duket se këngëtari nuk përjashton dhe planet për dasmë me Anën.
Jam rehatuar shumë me të. Quhet Ana Maria. Pse të mos bëj dasmë. Dasmën e dytë do ta bëj ndryshe. Do ta bëj jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël.
Linku: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/tagged/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/tagged/