Amos Zaharia në daljen e tij të fundit ka folur si rrallë herë për jetën private.
Aktori zbuloi se është në një lidhje dashurie dhe vajza që i ka rrëmbyer zemrën nuk ka dëshirë të jetë pjesë e mediave rozë prandaj lidhjen e ruajnë larg mediave.
‘Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”-tha Amos Zaharia.
Për sa i përket planeve për të hedhur një hap të mëtejshëm në romancën e tyre Amos u shpreh:
Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=LbBU8qAHM1U
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CT5V2XZIJ4_/