Çiljeta mbrëmjen e djeshme ka marrë një surprizë emocionuese nga e ëma e cila po përballet me sëmundjen e rëndë.
Mes lotësh nënë e bijë janë përqafuar.
“Mami është e vetmja që më ka ngelur. Babi ka ikur në qiell dhe uroj që zoti të ma lërë sa më gjatë”, tha Çiljeta.
Por pavarësisht kushteve shëndetësore Majlinda dha një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët ku fermerët shpërthyen në lot.
“Çiljetën e kanë cilësuar këtu si Nënë Tereza, por nuk është keq të ecësh në frymën e Nënë Terezës dhe të japësh mirësi dhe dashuri.
Të jetë këtu një pjesë e Kalkutës, ku shumë nga lojtarët po japin një mirësi dhe dashuri. Të jetë ky një mesazh për të gjithë njerëzit që të japin dashuri”, tha zonja Majlinda.
Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/