Xhesika Polo ka hapur zenrën për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Këngëtarja foli për humbjen e të ëmës. Ajo tregoi se e ka përcjellur duke i kënduar pasi kjo ishte kërkesa e saj.
E ëma e këngëtares kishte një betejë të vështirë me kancerin që fatkeqësisht nuk arriti dot ta mposhte.
Këngëtarja ka treguar se momenti më i vështirë ishte ta përcillte me këngën e saj të preferuar që e ëma ia kishte kërkuar.
Xhesika tha se ishte gjëja më e vështirë por në këtë mënyrë bëri atë që e ëma do donte, duke kënduar këngën e saj të preferuar.
‘E kam përcjell me këngë, i kam kënduar këngën e saj të preferuara, sepse ajo vetë nuk donte në asnjë moment që ne ta përcillnim me dhimbje, pavarësisht se dhimbja është e paevitueshme. Ama unë në varrin e mamit tim kam kënduar këngën e saj të preferuar, ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në jetën time, ama e bëra.’
Linku: https://www.instagram.com/xhesikapoloo/tagged/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhesikapoloo/