Home ShowBiz ‘Më shprehu ndjenjat’, Baby G zbulon të vërtetën e raportit me Albanon
‘Më shprehu ndjenjat’, Baby G zbulon të vërtetën e raportit me Albanon
0

‘Më shprehu ndjenjat’, Baby G zbulon të vërtetën e raportit me Albanon

0
0

Baby G dhe Albano janë parë super të afërt madje dyshja u përfolën dhe për një puthje mes tyre. Së fundmi Baby G në një bisedë me Çiljetën ka treguar se si qëndron e vërteta e kësaj historie. Ajo tregoi se Albano i ka shprehur ndjenjat kur ishin tek Njëshi por kjo nuk e beson.

“Unë me Albanon jam afër dhe kam qenë afër prej kohësh. Nuk është se kam ndenjur me të 24 orë, por kur kam dashur të flas diçka e kam folur. Nuk besoj se e ka keqkuptuar marrëdhënien tonë, ai e di që nuk e kam qejf. Kur ai ishte kryefermer, më tha mua nëse do jesh një ditë kryefermere, të lutem më merr mua. Ma tha 5-6 herë. Edhe un do të zgjedhë ty tha kur të jem kryefermer. Unë kam ndenjur afër me Albanon, por nuk e kam ndjerë atë pjesën se ai ka bërë shaka dhe si kemi marrë për keq.

Edhe shkuam aty tek “Njëshi” edhe shumë mirë, nuk ankohem për asgjë. Kur ai ishte kryefermer më tha mua ti s’ke për të punuar, rri si princeshë. Filloi të më jepte shumë komplimenta. Ditën e fundit më tha unë të dua, ti je vajzë e mrekullueshme. Unë i thashë direkt, je duke luajtur një lojë, je në një show dhe e di çfarë je duke bërë. Unë prej fillimit e kuptova që po bënte një lojë. I thashë unë nuk ta besoj, edhe nëse të besoj nuk është koha tani. Më tha mua, po unë të kam studiuar prej 2 muajsh, je vajzë kështu, je vajzë ashtu. Më jepte 100 komplimenta, në rregull ndihesh mirë kur të bëjnë komplimenta, por ai është shoku im.  Unë i thashë nëse ti ke dashur të më shprehësh ndjenjat, pse e ben 2-3 javë para finales. Më tha mua, kur të dalë në prime kjo pjesa do tregoj që të dua, ndërkohë  që kur erdhi prime tha është shaka.

Më vjen inat tani që thotë po ka qenë lojë. Ka aktruar aq mirë. Nuk është se nuk e kam qejf, se pse mos t’a kesh qejf, por nuk kam qejf një që bën lojë. Më tha atë ditë hajde tek sera, aty që dukemi sikur jemi puthur, por në fakt nuk jemi puthur. Atje më pyeti a do të bëhesh femra ime. Unë i thashë jo, flasim kur të dalim jashtë.Unë nuk e marrë seriozisht se jemi në një lojë. Nuk e kam në plan as për t’u martuar, as për t’u fejuar e as për t’a pasur të dashur”, rrëfeu Baby G.

Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/ë

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/C7Mami9qUez/?img_index=1

tags: