Në daljen e tij për ‘Ftesë në 5’ Jul Deda ka zbuluar gabimin që i mohoi fitoren e BBV.
I pyetur nga moderatorja nëse i gjen vetes ndonjë gabim që e penalizoi në fitore aktori u përgjigj pa dorashka pas një analizë që duket se i ka bërë lojës së tij nga jashtë.
“Ndoshta që nuk e kam filluar lojën që ditën 2!”
Më pas Juli u ndal dhe tek takimi me të birin i cili gjatë surprizës në shtëpinë e BBV, i dha një porosi.
“Fjalia që më tha nuk më vuri në mendime, nuk kam dashur asnjë sinjal nga jashtë. Më kanë ardhur katër helikopterë nga jashtë, nuk i doja. Kisha idenë se do më ngatërronin, më shumë se më ndihmonin.
Ajo që më tha çuni ishte sinjal nga jashtë, nuk e kam konsideruar këtë lojë që duhet të flasësh pa pushim, të bësh zhurmuesin. Romeo e bënte shumë shpesh këtë që nuk të linte të flisje, edhe unë e kam bërë”, tha Juli.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=QuupBrs7Tfk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/