Home ShowBiz Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024
Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024
0

Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024

0
0

Bukuroshja nga Durrësi, Françeska Rustemi ka fituar kurorën e Miss Universe Albania 2024. Konkursi emocionues për modelet u mbajt mbrëmjen e djeshme.

Françeska do të përfaqësojë më pas Shqipërinë në Meksikë ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota dhe pritshmëritë janë të shumta që bukuroshja shqiptare do të ketë një kualifikim të veçantë.

Emocionet e kësaj kurore të veçantë Françeska i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

‘Nuk është e lehtë të shpreh emocionet që përjetova në skenën magjike.
Vendosa të marr pjesë në këtë konkurs bukurie për të përmbushur ëndrrën time dhe ajo, u bë realitet.
Falenderime pafund për vlerësimin dhe besimin e treguar për ta përfaqësuar vendin tim në një event kaq të rëndësishëm.
Uroj që ky prezantim të jetë i denjë dhe pse jo ëndrra ime të vijojë dhe të realizohet në vazhdimësi.Ju jam Falenderuese dhe mirënjohëse per cdo mesazh për cdo brohoritje …per të gjithë ju që besuat tek UNE!Faleminderit!🤍
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtoreve te mi pa ju kjo natë sdo te kishte kuptim!’

Linku: https://www.instagram.com/franceskarustemm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franceskarustemm/