Home ShowBiz Me kë prej tyre mbeti miq? Roza Lati zbulon banorët e BBV që morën pjesë në ditëlindje
Me kë prej tyre mbeti miq? Roza Lati zbulon banorët e BBV që morën pjesë në ditëlindje
0

Me kë prej tyre mbeti miq? Roza Lati zbulon banorët e BBV që morën pjesë në ditëlindje

0
0

Roza Lati ka festuar 36 vjetorin e lindjes. Këtë përvjetor moderatorja e ka kaluar me një pjesë  të banorëve të Big Brother Vip dhe miqve dhe familjarëve të saj.

Pamjet nga ditëlindja kanë zbuluar personazhet me të cilët Roza ka mbetur miq të mirë pas përfundimit të kësaj eksperience.

Ka qenë vetë Roza e cila ka ndarë disa video me momente nga darka ku shihet se të pranishëm janë: Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.

Formati i Big Brother shpesh i ndihmon njerëzit për të krijuar miqësi dhe kontakte të reja po ka pasur dhe raste ku ka ndikuar negativisht tek miqësitë e vjetra. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe në këtë edicion me Romeon dhe Meritonin.

Linku:https://www.instagram.com/roza_lati/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/roza_lati/