Home Lifestyle Parashikimi i motit, 15 qershor 2024
Parashikimi i motit, 15 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 15 qershor 2024

0
0

Territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të here pas hershme në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit, edhe në të mesditës duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 7°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në Jug të territorit deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: