Ermal Meta ka rënë pre e një grabitje në shtëpinë e tij. Nëpërmjet një postimi Ermali ka ndarë lajmin me ndjekësit.
Ai ka fotografuar një foto të derës së shtëpisë së thyer dhe e shoqëron me melodinë e Antonello Vendittit.
“Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”
Pak ditë më parë Ermal Meta u bë baba i një vajze. Këngëtari me një postim në rrjete sociale dha lajmin e ëmbël.
Këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, të cilën e kanë quajtur Fortuna Marie.
Emrin e ka konfirmuar artisti para se e bija të vinte në jetë.
“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe as zemra ime. 19.06.2024 ❤️”, shkroi Ermal Meta, krahas fotos.
Linku:https://www.instagram.com/ermalmetamusic/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ermalmetamusic/