Balerina e spikatur Isidamollaymeri në daljen e saj të fundit për Living ka hapur zemrën rreth jetës private si rrallë herë. Ajo ka zbuluar detaje nga partneri që i ka rrëmbyer zemrën dhe planet për dasmë. Nga propozimi tek karakteristikat që e bënë për vete balerina i ka zbuluar të gjitha.
Unë gjithmonë kam dashur që gjërat t’i bëj me radhë, ose të paktën kështu jam edukuar. Doja të mbaroja shkollimin, të plotësohesha në karrierë, më pas të krijoja familjen, dhe Zoti ma plotësoi këtë dëshirë. Njeriu i jetës sime erdhi në momentin e duhur. Atëherë kur unë vërtet isha gati. Pasi ky nuk është propozimi i parë që unë kam marrë për martesë, por është ai që kam pranuar”, rrëfeu ajo.
Sa i përket mënyrês se si u njohën balerina ma treguar se êshtë bërë “sebep” një miku i tyre i përbashkët.
“U njohëm atëherë kur unë vetëm për lidhje s’kisha kohë, por kur gjërat janë për t’u bërë, bëhen. Si thonë: “Kismetin tënd se merr askush” dhe ja ku jemi sot.
E pyetur se çfarë i pëlqen më shumë tek partneri, ajo tha karakteri dhe qetësia “që ka kur merret me mua. Ndërkohë që unë jam një uragan. Është shumë i matur dhe i ka shumë peshë fjala. Me mua është vështirë t’ia dalësh, por ai ia del.”
Po kur do të martohet Isida?
“Aman, se dasma qenka hall më vete, ku do bëhet, kë do të ftoj, data, sepse ata që bëjnë eventin, fotografi, kuzhinieri, grimieri, videografi e shumë e shumë janë të zënë, dhe në fund, fustani. Me atë po merremi, s’kemi vendosur datë, sepse na thanë që data e dasmës nuk ndryshohet. Kështu që po rregullojmë gjithçka që të ndajmë datën më vonë”.
Linku:living
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/isidamollaymeri/