Home ShowBiz ‘I thashë jetës sime more fund’, Lediona rrëfen historinë kërcënuese në punë
‘I thashë jetës sime more fund’, Lediona rrëfen historinë kërcënuese në punë
0

‘I thashë jetës sime more fund’, Lediona rrëfen historinë kërcënuese në punë

0
0

Ledjona ka ardhur me një rrëfim të padëgjuar më parë për ‘Mos i bjer me top’. Ajo tregoi vështirësitë që ka hasur gjatë punës si gazetare dhe në një prej tyre Ledjona u shpreh se ka menduar se jeta e saj mori fund.

Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik.

Në një rast gazetarja tregon se ka strehuar një vajzë të re në shtëpi. “E kam ndjerë shumë traumën e një vajze dhe e kam strehuar në shtëpinë time, por ka pasur edhe raste të tjera. Në telefonin tim ka shumë mesazhe dhe më vjen mirë kur ia dalin dhe nuk dorëzohen”, shprehet ajo.

“Kritika që më japin shpesh është që ‘si nuk e njeh frikën?’. Nuk ndiej frikë, i investigoj me ditë të tëra, por më kanë kërcënuar. Ka qenë një rast në Urën Vajgurore, më ka kërcënuar me jetë. Më thoshte ‘do të vij në shtëpi, do të vras’ dhe i thashë jetës sime ‘ more fund’, por këta që flasin nuk bëjnë asgjë”, tregon moderatorja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=j00c4DpsbhI

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7SLKy1NL3O/

tags: