Lotina dhe Mozzik janë një nga çiftet e krijuara së fundmi në estradën tonë. Dyshja po përjetojnë një romancë të këndshme dashurie të cilën ata herë pas here e shprehin me deklarata dhe momente të ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi ata shfaqen në momente intime teksa realizojnë një udhëtim së bashku.
Lotina ka postuar në TikTok një video e përqafuar me Mozzikun në avion, ndërsa ky i fundit tenton që të fshehë fytyrën duke mos e shfaqur atë.
Lidhja e tyre po ecën në ujëra të qëndrueshëm. Për shkak të unazave që mbajnë ata u përfolën dhe për fejësë. Në daljen e tij Mozzik ka treguar si qëndron e vërteta e unazave.
I ftuar në podcastin e Burim Pacollit, reperi tha se ata nuk janë fejuar dhe unazat që mbajnë në duar janë “unaza premtimi”, është thjesht në një lidhje.
“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë.”
Linku:https://www.instagram.com/mozzik/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/mozzik/