Home ShowBiz Nga planet për dasmë tek bashkëjetesa, Heidi tregon si po ecën romanca me Romeon
Nga planet për dasmë tek bashkëjetesa, Heidi tregon si po ecën romanca me Romeon
0

Nga planet për dasmë tek bashkëjetesa, Heidi tregon si po ecën romanca me Romeon

0
0

Heidi pas daljes nga Big Brother ka marrë një pauzë nga daljet publike si dhe angazhimet në profesion. Dyshja kanë vendosur që të shijojnë pushimet si çift. Lidhja e tyre po ecën me hapa të sigurt. Në daljen e saj për Top Arena Heidi tregoi se është takuar me familjarët e Romeos dhe për sa i përket planeve për dasmë ajo po pret si fillim propozimin.

Duket se romanca me Romeon ka ndikuar që Heidi ta mendojë rikthimin në Shqipëri pasi siç ka konfirmuar vetë modelja çifti kanë nisur bashkëjetesën.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur…

Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte dhe ishte vonë. Poezinë që hodha në Instagram e kam pasur frymëzim të momentit. Ai më vendos këngët vlonjate. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël.

Të keqen nëna më thoshte gjyshja Romeos. Familjarët ende nuk kanë ardhur këtu. Por do të shkojmë së shpejti atje. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, tha ajo në “Top Arena”.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Bwwp3BqmKxg

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/heidibaci/

tags: