Home ShowBiz Argjira dhe Graciano prindër për herë të parë? Ja si përgjigjet moderatorja
Argjira dhe Graciano prindër për herë të parë? Ja si përgjigjet moderatorja
0

Argjira dhe Graciano prindër për herë të parë? Ja si përgjigjet moderatorja

0
0

Argjira Spanca moderatorja e “She’s On Top” ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” e cila iu është përgjigjur pyetjeve të moderatores Erjola Doci në lidhje me partnerin e saj Graciano Tagani dhe për aludimet për shtatëzëni që kanë qarkulluar.

-Është e vështirë të punosh me të dashurin, shumë personazhe që punojnë e kanë ndarë si eksperiencë. Po për ty sa e vështirë është të punosh me të dashurin tënd, pra ta kesh në shtëpi dhe në punë dhe a ndikon raporti i tij me të tjerët te ty?

“Për mua nuk është e vështirë të punosh me Gracianon pasi ai di ta ndaj punën dhe jetën e tij personale”.

-Në sensin që jo të jeni në të njëjtin ambient.

“Patjetër që ka veshtirësit e veta, aq më tepër që kohët e fundit ai ishte pjesë e “Big Brother” për mua ka qënë goxha e vështirë”.

-A i riktheve fotot e Instagramit?

“Jo nuk i kam rikthyer akoma. Kam qënë shumë e ngarkuar me “She’s On Top” nuk na shkoi në mendje as mua as Gracianos.

-Burimet nga redaksia jonë na kanë thënë që në shtëpinë tuaj po flitet për një shtatëzëni(Erjola shkon i prek barkun). Tani dua ta dëgjoj nëse ka një zemër që rreh këtu.

“Unë që në nisje të emisionit thashë që janë thjesht birrat. Kam parë shumë ndeshje kohëve të fundit. Unë nuk jam shumë natyrë që pi alkool por kohët e fundit duke qënë se më ka shijuar shumë kjo tifozeria e ndeshjeve dhe u “futa” taman në brëndësi të saj, kam pirë dy tre gota”

-Okej gjithsesi shtatëzëni të mbarë, ose përpjekje të mbarë.

“Faleminderit. Kur të vi prej zotit e mirëpresim.”

Këto ishin përgjigjet që Argjira Sapanca deklaroi në emision. Nëpërmjet tyre kuptuam se çifti ka plane për të sjell në jetë një fëmijë ndoshta së shpejti.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ilWQBJ_s_Cc

Burimi i fotos: Instagram

https://www.instagram.com/p/C8joKdBKlB4/?img_index=3