Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar në emisonin “IHeartRadio” në të cilin ka folur për dashurinë që ajo ka për shqiptarët e New York-ut.
Një ndër arsyet që e pëlqen New Yorkun është pasi atje ka shumë kombas shqiptarë.
Ja si shprehet Rita Ora:”O zot kjo është një ndër arsyet përse e duan shumë New Yorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi në New York.
Gjatë vazhdimit të intervistës këngëtarja jonë e preferuar Rita Ora ka shprehur gjithashtu dhe mendimet e saj në lidhje me artistet me origjinë shqiptare si : Bebe Rexha, Dua Lipa, Ana Max.
Ajo shprehet:”Jemi shumë nga ne tani”. “Bebe Rexha, ne e duam atë. Natyrisht një tjetër artiste e madhe (për Dua Lipën)
“Kë kemi tjetër?, Ana Max gjithashu”.
Gjatë përfundimit të emisionit Rita Ora e vuri theksin te rëndësia e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës. Gjithashtu ajo vlerësoi dhe arritjet e kolegëve të saj shqiptarë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Pjd7U6FYaWM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C9P_WOaowhP/?img_index=4