Home Aktualitet Dhunoi nënën e tij, arrestohet djali i aktorit të famshëm, Nicolas Cage
Dhunoi nënën e tij, arrestohet djali i aktorit të famshëm, Nicolas Cage
0

Dhunoi nënën e tij, arrestohet djali i aktorit të famshëm, Nicolas Cage

0
0

Djali i madh i aktorit të famshëm, Nicolas Cage, Weston, është arrestuar.  

Ai është akuzuar se ka sulmuar nënën e tij aktoren, Christina Fulton gjatë një krize të shëndetit mendor. 

Weston, 33 vjeç, kaloi një krize të shëndetit mendor gjatë sulmit fizik ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar në sy një të nxirë nga goditjet. 

Ai u paraqit para gjykatës të mërkurën për akuzën ndaj sulmit fizik dhe u lirua pasi përfitoi një garanci prej 150 dollarësh. 

Weston u lirua me kusht prej 150,000 dollarësh, i cili besohet tia ketë dërguar babai i tij. 

Në prill, pas incidentit, Fulton dha një deklaratë për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur.  

“Fulton tha: “Weston dhe unë nuk kemi pasur mosmarrëveshje para ngjarjes. Të dielën, më 28 prill, u kontaktova nga disa miqtë e Westonit që më kërkuan të ndihmoja atë pasi thanë se ai po kalonte një krizë të shëndetit mendor. 

Unë gjithmonë kam mbështetur idenë se duhet ta ndihmojë djalin tim me problemet e tij. Po bëj çdo gjë që mundem për ta ndihmuar që ai të marrë mbështetjen që i nevojitet.” 

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Weston është arrestuar. Në vitet 2011 dhe 2017, ai u arrestua për dhunë në ambiente familjare. 

Linku: https://ew.com/nicolas-cages-son-weston-arrested-felony-assault-deadly-weapon-8676679 

Burimi i fotos:Instagram https://www.instagram.com/p/C7nadzCRZHb/?img_index=1