Shkenda Lili ndryshe siç ne e njohim në rolin e saj si dedektive ka qenë e ftuar në “Top Arena” gjatë mbrëmjes së kaluar. Ajo ka treguar se si një futbollist u bë pjesë e investigimit të saj nga e dashura e tij.
Alesia Bami: Gratë e futbollistëve kanë ardhur te ty për ndonjë tradhëti të mundshme?
Shkenda Lili: Në fakt nuk janë të shpeshta këto raste. Mbaj mend një rast, që ishte e dashura dhe jo gruaja, ajo që kërkonte ta investigoja çështjen.
Jo nuk është ndonjë futbollist me shumë emër, por është shqiptar. Ai nuk ishte i martuar. Unë e kam investiguar atë.
Ed Manushi: Është një nga djemtë e kombëtares?
Shkenda Lili: Këtë herë nuk ka qenë pjesë e lojës me sa di unë, por ka qenë në stol.
Alesia Bami: Çfarë konkluzioni nxorri investigimi që bëre?
Shkenda Lili:Asgjë konkrete. Unë di të them që është e vështirë për ti investiguar futbollistët. Unë kam hasur shumë vështirësi.
Alesia Bami: Pse?
Shkenda Lili:Sepse qëndrojnë në ambiente shumë të mbyllura dhe nuk na lënë hapsirë shumë që ne të realizojmë një investigim.
Linku: https://www.youtube.com/ëatch?v=fC17OIGh24U
Burimi i fotos: Instagram https://www.instagram.com/p/C9UUZr8t4A7/