Bie nga lartësia duke bërë foto, modelja e njohur thyen 11 brinjë
Modelja dhe influencuesja Emilia Rozman, e cila ka mbajtur titullin e Miss Maqedonia, ka pësuar një aksident të rëndë në në Ohër.
32 vjeçare nga Shkupi, ishte duke bërë fotografi kur ra nga një lartësi prej rreth 7 metrash.
Ajo ka thyer 11 brinjë dhe ka pësuar dëmtime të mushkërive.
Pas aksidentit, Rozman u transportua nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup për trajtim më të specializuar.
Në një postim në Facebook, ajo ka dhënë detaje mbi aksidentin dhe ka shpjeguar se rënia ndodhi për shkak të një kombinimi të ngathtësisë dhe vlerësimit të gabuar të hapësirës.
Ajo ka theksuar se nuk mund të komentojë për ndërtimin e gardhit mbajtës që ndodhej në atë zonë, pasi nuk është kompetente për këtë çështje.
Linku: https://web.facebook.com/search/people/?q=Emilia%20Rozman
Burimi i fotos:https://web.facebook.com/search/people/?q=Emilia%20Rozman