Çmimet e Akademisë ose ndryshe çmimet “Oskar” gëzojnë plot 97 vite për yjet e kinematografisë. Ato do të mbahen në Teatrin Dolby në Hollywood, të dielën më 2 mars 2025.
Në vitin 2024 “Çmimet Oskar” u mbajtën në mars, dhe filmi më i mirë u përzgjodh “Oppenheimer” si dhe fitoi gjashtë çmime të tjera, ndërsa si aktori më i mirë u përzgjodh Cillian Murphy.
Aktorja më e mirë shkoi për Emma Stone nga “Poor Things”, ndërsa aktorja mbështetëse u fitua nga Da’Vine Joy Randolph.
Ceremonia për ndarjen e përvitshme të çmimeve organizohet nën kujdesin e Akademisë së Filmit dhe të Shkencave (AMPAS). Akademia u krijua nga Luis B. Majer, drejtor i një kompanie filmi të quajtur Metro-Goldwyn-Mayer.
Qëllimi kryesor ishte dhënia e një nderimi dhe për të nxitur industrinë e filmit .
Çmimet u ndanë për herë të parë në vitin 1929 në një ceremoni të mbajtur në hotel “Rusvelt”, në Hollivud.
Linku: https://www.hollywoodreporter.com/movies/movie-news/oscars-2025-submissions-open-1235947761/
Burimi i fotos:Freepic